Cakolli alarmon: Nëse Lista Serbe s’propozon ministër, mund të hyjmë në një nga krizat më të mëdha ndonjëherë

 

Eugen Cakolli nga “Demokracia në Veprim” tha se Vetëvendosjes mund t’i duhet të hyjë në koalicion me Listën Serbe ngase këta të fundit me fitimin të edhe një mandati nga ulëset e rezervuara për serbët, 10 gjithsejt.

Lista Serbe supozohet se do të fitojë edhe mandatin e 10’të për komunitetin serb, pas numërimit të votave me kusht.

“Ekziston mundësia që Lista Serbe t’i fitojë të paktën 10 mandate, e që do ta komplikonte jashtëzakonisht procedurën e zgjedhjes së qeverisë. Lëvizja Vetëvendosje atëherë do duhej të hynte në koalicion me Listën Serbe, që publikisht kanë mohuar një gjë të tillë”.

“Dhe nëse Lista Serbe nuk do ta propozonte një emër për ministër, atëherë zgjedhja e qeverise do të konsiderohej jokushtetuese, që do të prodhonte një prej krizave më serioze që kemi pasur ndonjëherë”, deklaroi Cakolli në Klan Kosova.