Cakolli: Aktgjykimi i Kushtetueses nuk pati parasysh kulturën politike

Eugen Cakolli, nga KDI, ka folur për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku, sipas tij, ndonëse flet për krizën në Kuvend, por jo aq sa duhet dhe jo për gjithçka që pritej të trajtonte.

“Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, përveç se vendos konditat e daljes nga kriza, megjithatë nuk mori në konsideratë kulturën dhe sjelljen politike të përfaqësuesve në Kuvend, që kemi parë që nga seanca e 15 prilli”, tha Cakolli në “InfoPlus”, RTK.

Pra, sipas tij, Gjykata Kushtetuese, duke përcaktuar obligimet kushtetuese, por pa pasoja juridike, u ofroi të gjitha palëve, sidomos LVV-së, mundësinë që ta interpretojnë aktgjykimin sipas vlerësimeve të tyre, duke rrezikuar të vazhdojë krizën aktuale.

Cakolli kritikoi Gjykatën Kushtetuese për, siç tha ai, vendime me dykuptimësi kreative për t’i ”kënaqur” të gjitha palët.

”Duke mos përcaktuar pasojat juridike dhe duke mos trajtuar çështjen më esenciale: a është e konsumueshme e drejta e propozimit të një kandidature të vetme, nëse e njëjta nuk merr votat e nevojshme dhe çështjen tjetër duke mos e trajtuar se çfarë do të ndodhë pas afatit 30-ditor”, tha Cakolli.

Cakolli më tej tha se nuk mund të ketë precedentë të ndryshëm për çështje e njëjtë.

Tutje ai ta se në këtë aktgjykim po përcaktohet afati kohor që nuk është pjesë e Kushtetutës.

Sipas tij, Kushtetuesja flet për thirrjen e mbledhjes konstituive, që jo domosdo nënkupton edhe mbylljen e saj.

The post Cakolli: Aktgjykimi i Kushtetueses nuk pati parasysh kulturën politike appeared first on Kosovapost.net.