Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka thënë se marrëveshja me KOSTT të mundësojë funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri.
Sipas tij kjo marrëveshje, mes tjerash, nënkupton se KOSTT do të marrë të drejta dhe detyrime të barabarta me të gjithë operatorët e tjerë në Evropë.
Njoftimi:
Një lajm shumë i mirë për Kosovën dhe Shqipërinë
Më në fund, Operatorët e Transmetimit të Evropës Kontinentale votuan marrëveshjen për lidhjen me Operatorin e Transmetimit të Kosovës. Kjo marrëveshje, mes tjerash, nënkupton se KOSTT do të marrë të drejta dhe detyrime të barabarta me të gjithë operatorët e tjerë në Evropë.
Sidoqoftë, vlen të theksohet se kjo marrëveshje do të mundësojë përfundimisht funksionalizimin e linjës 400kV Kosovë-Shqipëri.
Me një fjalë, ky është edhe një hap i madh drejt zhvillimit të tregut të përbashkët të energjisë elektrike ????!