,

Cakaj: BE diskriminuese ndaj Kosovës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti sot në Tiranë Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde.

Gjatë takimit, u diskutua mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe, avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe sfidat e sigurisë.

Forcimi i dialogut politik, jo vetëm mes vendeve tona, por edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor e më gjerë, ku si Shqipëria, ashtu edhe Suedia luajnë një rol aktiv, u cilësua i një rëndësie të veçantë.

Ministri Cakaj vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces.

Ata ndanë të njëjtin mendim se, procesi i integrimit në BE, mbetet procesi më themelor për Shqipërinë dhe shqiptarët, pasi ofron kuadrin e nevojshëm të reformave drejt stabilitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm politik dhe ekonomik të Shqipërisë.

Por, Ministri Cakaj u ndal edhe në qasjen që BE ka ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj sa i përket liberalizimit të vizave:

“Pothuajse si çdo herĂ« tjetĂ«r, nĂ« takime tĂ« formatit tĂ« tillĂ«, nĂ«nvijĂ«zova edhe qasjen e padrejtĂ« tĂ« BE-sĂ« karshi qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s. Kosova ka pĂ«rmbushur tĂ« gjitha kushtet teknike dhe meriton tĂ« lĂ«vizĂ« lirshĂ«m pa regjim vizash, nĂ« hapĂ«sirĂ«n e Bashkimit Evropian.” – u shpreh Cakaj nĂ« fjalĂ«n e tij, shkruan Top Channel.

Një tjetër temë diskutimi ishte dhe kryesimi i Shqipërisë në OSBE në vitin 2020, si një objektiv madhor i politikës së Jashtme shqiptare, ku ministri Cakaj mori sigurinë e mbështetjes suedeze, për punën e bërë deri tani.

Related Posts