Mani i zi është frut shumë i shëndetshëm, i shijshëm dhe i dobishëm në shumë mënyra për shëndetin.
Mani i zi është zëvendësues natyral i sheqerit, por frutat e pjekura dhe aromatike me ngjyrë vjollce hahen të freskëta, të përpunuara ose të thata.
Shërbejnë edhe për përpunimin e lëngjeve, xhelatinës, shurupit dhe produkteve të tjera të ngjashme.
Në mjekësinë popullore frytet e freskëta të papjekura jepen kundër diarresë, ndërkaq të pjekurat si laksativ i butë.
Lëngu i manit të zi është antiseptik dhe jepet për kollitje më të lehtë, kundër djersitjes, si edhe për shpëlarje të fytit kur keni inflamacion dhe shpëlarje të gavrës së gojës.
Por çaji nga mani po del të jetë shumë i dobishëm të luftojë diabetin.
Përgatitja e çajit nga mani i zi
Në gjysmë litri ujë të vluar qiten 50 gramë fletë të grimcuara të manit të zi dhe lihen 10 orë të mbyllura me kapak, duke e përzier herë pas here. Çaji kullohet dhe pihet gjatë ditës.
Në Kinë është njohur edhe korja e manit si përbërës i përzierjeve bimore për shërimin e diabetit, ndërsa në Evropën Perëndimore dhe te ne në Ballkan me të njëjtin qëllim përdoren fletët e thata të manit të cilat diku si pluhur qiten në ushqim (për shembull në perime dhe barishte).
Konsiderohet që mani i zi vepron kundër diabetit për shkak të vitaminës B2 e cila gjendet në të.