Caicedo është “monstër”, Joao Pedro nuk fal. Chelsea e mbyll në avantazh pjesën e parë në derbin londinez (video)

Tottenham-Chelsea është kryesfida e javës së 10-të në Premier League. Vendasit e nisën shumë keq takimin, ku ylli i tyre kryesor i momentit Lucas Bergvall la fushën e lojës pas vetëm 7 minutash për shkak dëmtimi, në vendin e tij u aktivizua Xavi Simons.

Fati i pjesës së parë do të vendosej në minutën e 34-të, ku i jashtëzakonshmi dhe i kudondodhuri, Moises Ciacedo, përfiton më së miri nga një top i humbur në zonë i kapitenit vendas Micky van de Ven dhe asiston për Joao Pedro, braziliani e kishte fare të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë.

Pjesa e parë e derbit londinez, mbyllet 0-1 për Chelsea-n. Pjesa e dytë me siguri do të jetë spektakolare.

SHIKOGOLIN

The post Caicedo është “monstër”, Joao Pedro nuk fal. Chelsea e mbyll në avantazh pjesën e parë në derbin londinez (video) appeared first on Telesport.