Cafu ndez debatin global me deklaratën: Neymar, më i mirë se Messi dhe Cristiano Ronaldo

Legjenda braziliane Cafu ka bërë një deklaratë të forte, duke vendosur Neymar mbi Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për podcastin “Podpah”, ish-mbrojtësi theksoi: “Neymar është më i mirë se të gjithë, më i mirë se Messi, Cristiano, Kylian Mbappé…”

Sipas Cafu, diferencën e bën talenti teknik: “Nga këndvështrimi im, Neymar është më i mirë se Messi. Nga këto gjenerata të fundit, ai është më i miri”. Fituesi i Botërorit 1994 dhe 2002 beson se braziliani ka më shumë potencial në lojë: “Ka më shumë repertor, pa dyshim. Më shumë cilësi teknike”.

Megjithatë, Cafu nuk kurseu vlerësimet për dy ikonat e futbollit. Për CR7 theksoi përkushtimin maksimal: “Në aspektin e angazhimit, fiton Cristiano Ronaldo”. Ndërkohë, për Messin nënvizoi “stilin unik dhe cilësinë e jashtëzakonshme”. Pavarësisht kësaj, zgjedhja e tij mbetet e qartë: Neymar, si talenti më i plotë i brezave të fundit.

 

The post Cafu ndez debatin global me deklaratën: Neymar, më i mirë se Messi dhe Cristiano Ronaldo appeared first on Telesport.