Cafu: Gara e titullit pa Juventusin në Serie A është si Botërori pa Italinë

Ish-mbrojtësi Cafù komentoi situatën e Milanit dhe Juventusit për “Gazzetta dello Sport”: “Milani ka avantazhin e të luajturit vetëm një herë në javë dhe duhet ta shfrytëzojë atë, sepse nëse dikush eliminohet nga Europa, vlerat mund të ekuilibrohen”.

Për Juventusin: “Sigurisht që do të rikuperojë pozicione, madje mendoj shpejt. Nuk mund të imagjinohet një Juventus jashtë garës për titull në Serie A, ashtu sikurse nuk mund të imagjinohet një Botëror pa Italinë”.

Për sfidën Roma-Napoli: “Conte dhe Gasperini janë trajnerë të shkëlqyer, askush nuk i njeh më mirë mënyrat për t’i surprizuar kundërshtarët. Për fat të keq, Gasperini është i pezulluar”.

Rreth angazhimit të ikonave të klubeve: “Disa lojtarë duhet të bëhen drejtues të skuadrave ku kanë qenë simbole, si Del Piero, Totti, Maldini”.

 

The post Cafu: Gara e titullit pa Juventusin në Serie A është si Botërori pa Italinë appeared first on Telesport.