Dinamo, Ballkani dhe Egnatia janë kualifikuar në raundin e tretë të Conference League pasi kanë mundur eliminuar respektivisht Atletic Escaldes, Floriana-n dhe Dinamo Minsk.
Dinamo e Ilir Dajës ka barazuar 1-1 në shtëpi me ekipin nga Andorra dhe është kualifikuar për më tej në kompeticionin europian me rezultatin e përgjithshëm 3-1, falë fitores 2-1 të marrë në transfertë.
I njëjti rezultat edhe për Ballkanin e Orges Shehit, që është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 4-2 kundër maltezëve të Floriana-s.
Egnatia ka fituar 1-0 kundër Dinamo Minsk dhe është kualifikuar me rezultatin e përgjithshëm 3-0.
Eliminohet Prishtina, e mundur me penallti nga irlandezoveriorët e Larne.
The post C. League: Dinamo, Ballkani dhe Egnatia në raundin e tretë, penalltitë ndëshkojnë Prishtinën appeared first on Telesport.