Për ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi, kërkesa e rektorëve të universiteteve publike për shkarkimin e tij është ikje e këtyre të fundit nga përgjegjësia e dështimit.
Në “Puls” të KTV-së, Bytyqi ka thënë se një kërkesë e tillë ka qenë e pritur, nga vet fakti i letrës së parë që është drejtuar nga Konferenca e Rektorëve, të cilët kishin vënë një masë ultimative për shkarkimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, e ku nëse kjo nuk do të ndodhte deri më 28 janar, gjë që nuk ndodhi, kërkohej edhe dorëheqja e ministrit të Arsimit.
“Personat që i udhëheqin universitetet publike nuk duhen të merren me këtë çështje, por duhet të jenë më institucionalistë dhe të merreshin me zhvillimin e universiteteve. Në vend që të merren me këtë punë, ata po duan që fajin e tyre ta hedhin diku tjetër”, ka thënë Bytyqi. “Ata kanë për sipër që të zhvillojnë universitetet dhe të përgatisin studentët dhe të rinjtë tanë për tregun e punës, në vend që t’i pajisin me një letër t’i pajisin me një diplomë të vlefshme”, ka shtuar më tej ai.
Bytyqi ka thënë se shkarkimi i parë i Këshillit Shtetëror të Cilësisë, sido që u bë ngjalli reagime pozitive.
“Bashkoi pozitë e opozitë, bashkë edhe me shoqëri civile. KSHC-ja është votuar nga Kuvendi i Kosovës dhe janë thirrur publikisht që të konkurrojnë për këtë pozitë. Pjesë e përzgjedhjes së tyre ka qenë edhe rektori i Universitetit të Pejës, dhe tash të thuhet se ka pasur ndërhyrje, nuk ka sens. Asnjë ndërhyrje politike të ministrit të Arsimit nuk munden ta faktojnë, në letër mund të shkruajnë çfarë të duan”, ka thënë Bytyqi.
Sipas tij, KSHC-ja si organ i pavarur ka marrë vendimet çfarë i ka marrë, dhe rektorët, në mënyrë institucionale do të duhej të merreshin me problemin, të takonin anëtarët e Këshillit dhe të diskutonin se si mund të dalin nga situata.
ka pasur për obligim ta respektojë Ligjin, dhe nëse nuk e ka bërë këtë kjo duhet të vërtetohet”, ka thënë ai.
Rektorët i ka akuzuar edhe se duan që të punohet në mënyrë klandestine.
“Rektorët kanë menduar se ne bëjmë punët në mënyrë klandestine. Ne nuk punojmë ashtu”, ka thënë ai.