Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi, ka deklaruar se Kosova ka nevojë që të zhvillohet, dhe jo të përjetojë regres.
Sipas saj, kjo e fundit ka ndodhur në vendin tonë përgjatë dy vjetëve të fundit, transmeton Klankosova.tv.
“Përderisa kemi pasur dy vjet regres të qeverisë, dhe regres të vendit tonë, atëherë kemi menduar me të vërtetë që energjia, siguria dhe zhvillimi janë tri shtyllat më të rëndësishme për Aleancën”, tha Bytyqi për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova.
Ndryshe, ajo komentoi edhe ndarjen e shtesave prej 100 euro nga ana e qeverisë në detyrë, e që sipas saj, ky veprim është veçse blerje vote, asgjë më shumë.









