Vazhdon të përkeqësohet situata te Real Madrid. Sikur të mos mjaftonte humbja e fundit 0-2 ndaj Celta Vigo-s në La Liga, sot marilenët janë mundur 1-2 nga Manchester City, për javën e gjashtë të Champions League. Në minutën e tretë ka një kontakt në kufijtë e zonës së rreptësisë mes Matheus Nunes dhe Vinicius Junior, braziliani pengohet, arbitri drejton gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Vinicius Junior nis festën.
Ndërhyn VAR, ka faull ndaj Vinicius Junior, por është jashtë zonës së rreptësisë. Goditje dënimi për madrilenët, gjuan Federico Valverde, por topi përplaset në murin e City-t dhe përfundon në goditje këndi. Në mintuën e 28-të, madrilenët kanë kaluar në avantazh me Rodrygo-n, braziliani shënoi pas asistit të marrë nga Jude Bellingham dhe një daljeje të bukur në krahun e djathtë të sulmit. City barazoi shifrat 1-1 në minutën e 35-të, pas një goditjes këndit, Josko Gvardiol godet me kokë, Thibaut Courtois nuk e kontrollon mirë topin dhe Nico O’Reilly që gjendej në kohën dhe vendin e duhur, e shtyn atë në rrjetë. Në minutën e 43-të, Manchester City gjen golin e dytë, Erling Haaland shënon nga penalltia, e fituar nga vetë norvegjezi pas një kontakti në zonë me Antonio Rudiger. Pjesa e patë mbyllet 1-2 për anglezët. Rezultati nuk ndryshoi deri në fudn të ndeshjes. Real Madrid mundet 1-2 dhe Xabi Alonso rrezikon shumë tani shkarkimin.
Newcastle ka barazuar 2-2 në transfertë ndaj Bayer Leverkusen. Gjermanët e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë një autogoli të Bruno Guimaraes. Në fillim të pjesës së dytë, Nico Woltemade fiton peanllti, pas faullit të portierit vendas ndaj tij, Anthony Gordon tregohet i saktë nga penalltia. Në minutën e 73-të, i futuri në pjesën e dytë, Lewis Miley, shënon me kokë, pas krosimit të Gordon. Alejandro Grimaldo barazoi shifrat për “Aspirinat” në minutën e 88-të.
Dortmund ka zhgënjyer duke barazuar 2-2 ndaj Bodo/Glimt në “Signal Iduna Park”. Për verdhezinjtë shënoi dy herë Julian Brandt, ndërsa për norvegjezët shënuan Aleesami dhe ylli i tyre kryesor, Jens Petter Hauge. Në “San Mames”, Athletic Bilbao-PSG u mbyll pa gola, e vetmja sfidë që përfundoi me rrjeta të paprekura.
The post “Bye bye” Alonso? Real Madrid e pëson sërish, këtë herë nga Man. City. Dortmund dhe Leverkusen hap fals në shtëpi (video) appeared first on Telesport.











