Buzhala: U mundun me dhunë me e paraqitë Pecin ma patriot se Tahirin (VIDEO)

Gazetari Berat Buzhala tha se Lëvizja Vetëvendosje u mundua ta “shiste” Faton Pecin më patriot se Arian Tahiri gjatë fushatës së tyre për të marrë postin e të parit të Mitrovicës.

“U mundun me dhunë me e paraqitë ma patriot Faton Pecin se Arianin [Tahirin] për shkak të, kinse, nevojës me e pasë një patriot në Mitrovicë”, deklaroi Buzhala në Specialen e Klan Kosovës.

“Krejt Mitrovica e din që osht Ariani djali i një veterani të UÇK-së, nuk është Fatoni”.

“Pra, edhe si background familjar, edhe si politik, Ariani është ku e ku, domethanë, bashkë Albini me u ba me to e me Donika Gërvallën nuk munden me e ba kontributin që e ka ba familja e Arianit. Se ky u kanë shumë i vogël, e Fatoni o kanë shumë i madh në kohën kur o duftë me u kanë patriot”.

The post Buzhala: U mundun me dhunë me e paraqitë Pecin ma patriot se Tahirin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.