Buzhala thotë se ka informata për një sondazh të brendshëm të VV-së: Sa respodentë e votuan Osmanin para Kurtit

Gazetari Berat Buzhala thotë se ka njohuri për rezultatet e një sondazhi të brendshëm të realizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë sondazh është matur elektorati i Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas Buzhalës, nga tre mijë respodentë në sondazh, dy mijë prej tyre “kishin thënë se kanë me votu Vjosën”.

“Përndryshe, m’tha një burim i afërt me LVV’në, që sulmet masive kunder Vjosës, prej kësaj partie kanë fillu kur e kanë marrë rezultatin e një sondazhi me 3000 respondent, që e kanë votu këtë parti në zgjedhjet e fundit”, pretendoi Buzhala. “Rezultati i kësaj matje kishte qenë i frikshëm për LVV-në, prandaj kanë fillu me sulmu Vjosën me çdo mjet, që me e ndal trendin”.