Analisti Berat Buzhala ka reaguar edhe njëherë tjetër pas “sherrit” që pati mbrëmë në emisionin ‘Opinion’, duke premtuar se skena të tillë nuk do të përsëriten asnjëherë më nga ana e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Buzhala ka thënë se ka nxjerrë mësim nga paraqitja e mbrëmshme, duke shtuar se është penduar.
“Mesimi eshte ky: Nese nuk mundesh me i menaxhu emocionet, polemikat dhe debatet, mos shko ne debat, mos shko ne emision. Kurre nuk me ka ndodhe ne jeten teme nje gje e tille. Sot jam edhe ma i pendume se sa mbrame. Fatbardhesisht nuk ka pase goditje, ka pase shtyrje. Studiot televizive nuk jane per me shite trimni”, thuhet në postimin e Buzhalës në Facebook.










