Buzhala: Për pezullimin e Dialogut Strategjik, ShBA-ja e njoftoi edhe BE-në

Gazetari Berat Buzhala ka folur për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, ai ka pohuar se ka informacione që për këtë ka qenë i njoftuar edhe Bashkimi Evropian.

“Kam informatë për këtë që është hekur, ‘Dialogun Strategjik’, ka qenë i njoftuar edhe Bashkimi Evropian. Kjo që është duke ndodhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në bashkëpunim me Bashkimin Evropian, ky vendim”, ka thënë Buzhala.

Buzhala theksoi: “Informata ime është se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ne tashmë kemi hequr dorë edhe nga Vjosa Osmani”.

I njëjti ka thënë se vendimin për Dialogun Strategjik nuk e ka marrë Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

“Vendimin e sotëm e ka marrë Shtëpia e Bardhë, ku është CIA, Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe stafi i presidentit Donald Trump, atje është marrë vendimi, nuk është marrë vendimi në Prishtinë nga Ambasada e ShBA-së”, tha Buzhala. /Klankosova.tv