Berat Buzhala parashikon një rënie të frikshme të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e reja potenciale në rast se nuk e propozon Vjosa Osmanin për presidente.
Komentatori politik tha të martën në një bisedë me gazetarin Arian Çani në MCN TV se kryeministrit Albin Kurti do t’i kushtojë përpjekja për “eliminimin” e Osmanit nga skena politike.
Sipas Buzhalës, Kurti nuk do të shkojë mbi 32 për qind në zgjedhjet e ardhshme.
“Do t’i kushtoj sepse po të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, Albini nuk e kalon më 32%-shin sepse nëse futesh në rrjetet sociale e sheh një masë të frustruar të cilët nuk po mund të besojnë që Albini nuk po e propozon Vjosën. Ata janë komplet të tronditur dhe të hutuar se çfarë po ndodh”, tha ai.
Gazetari Buzhala u shpreh se e sheh të vështirë zgjidhjen e çështjes së presidentit, e cila kërcënon vendin me rrezikun e një ngërçi të ri politik dhe institucional.










