Këngëtarja e njohur Remzie Osmani ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve në rrjete sociale, pasi ka ndarë disa fotografi ku shfaqet e buzëqeshur dhe plot energji pozitive. Pamjet e publikuara janë pritur jashtëzakonisht mirë nga fansat e saj.
Menjëherë pas postimit, fotografitë u mbushën me komente pozitive dhe mijëra pëlqime, ku ndjekësit e komplimentojnë për bukurinë, thjeshtësinë dhe buzëqeshjen e saj karakteristike. Shumë prej tyre shkruanin se buzëqeshja e Remzies “shkrin rrjetin” dhe përcjell ngrohtësi e pozitivitet.
Remzie Osmani vazhdon të mbetet një nga figurat më të dashura të estradës shqiptare, duke dëshmuar se edhe pas shumë vitesh në skenë, ajo di si të fitojë zemrat e publikut.











