Buxheti 2026: Ligji dhe rregullorja krijojnë anomali

Dorëzimin e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm nga kabineti kujdestar për Kuvendin e parasheh Ligji për Qeverinë, por jo edhe rregullorja e Kuvendit, si ABC e punës së deputetëve.

Këto anomali, siç i vlerëson ish-opozita, u miratuan gjatë 2022-ës kur Vetëvendosje ishte shumicë, raporton Klan Kosova.

Ndarja buxhetore shihet urgjente më shumë se sa rregullativa ligjore për këtë punë.

Afati i fundit për të miratuar buxhetin në mbledhje të qeverisë është e premtja e 31 tetorit.