Butrint Imeri njofton albumin e ri në një formë të veçantë

Butrint Imeri ka konfirmuar se është duke përgatitur albumin e tij më të ri, duke e paralajmëruar me një video simbolike që ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Në klip, që duket si një skenë në Hënë, një astronaut mban një flamur ku shkruhet qartë “Albumi po vjen”.

Fansat menjëherë kanë filluar të komentojnë dhe të shpërndajnë videon, duke shprehur padurim për projektin e ri.

Edhe pse Butrinti nuk ka zbuluar datën e saktë të publikimit apo detaje mbi përmbajtjen, fakti që ai flet për album e bën këtë paralajmërim një nga veprimet më të rëndësishme të tij kohët e fundit.

Fansat po presin me entuziazëm çdo informacion të ri, ndërsa Butrinti vazhdon me strategjinë e tij të mistershme të komunikimit.

Albumi pritet të jetë një nga lansimet më të mëdha të këtij viti në muzikën shqiptare, duke marrë parasysh suksesin dhe ndikimin që Imeri gëzon.

Ky paralajmërin, në formë të veçantë, tregon se artisti në fjalë vazhdon të sjell gjëra më ndryshe e larg të tjerëve. /Telegrafi/