Shorti i Nyonit vendosi sërish përballë Real Madrid dhe Manchester City, për herën e gjashtë në fazat me eliminim direkt të Champions League që nga sezoni 2019-2020. Dy skuadrat janë përballur edhe në grupe, ku anglezët fituan 2-1 në dhjetor.
Drejtori institucional i madrilenëve, Emilio Butragueño, deklaroi: “Është kurioze që çdo sezon luajmë kundër tyre. Besoj se janë 5 ndeshje radhazi. Njihemi shumë mirë. Ata kanë një skuadër të madhe dhe kjo i jep shumë mundësi Guardiolës”. Ai shtoi: “Do ta luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe duhet të marrim rezultat të mirë për ta mbrojtur në Manchester”.
Megjithatë, shqetësimi kryesor mbetet gjendja e Kylian Mbappé: “Shpresojmë të mos ketë asgjë serioze, sepse është shumë i rëndësishëm për ne. Për momentin nuk e dimë nëse do të jetë i gatshëm kundër Manchester City”.
The post Butragueño, në ankth për Mbappe: Nuk e dimë nëse do të luajë kundër Manchester City appeared first on Telesport.










