Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Komunën e Malishevës nën dyshimet për sulm dhe dhunë në familje.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, derisa, i dyshuari raportohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër K/Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, shkruhet në njoftim të policisë./GazetaExpress/