Burri i Osmanit “e sos” ChatGPT-në, sulmon OKB-në me shkrim të AI-së

Zotëriu i parë, Prindon Sadriu një ditë pasi erdhi në përfundim se takimi i Bordit të Paqes u bë më i gjallë e më i bukur me sharmin dhe ngjyrat e bashkëshortes së tij, presidentes Vjosa Osmani, ka bërë një “analizë” të thuktë se si Organizata e Kombeve të Bashkuara e OSBE-së.

Mirëpo këtë “analizë” fundekrye e ka bërë me ndihmën e inteligjencës artificiale, ChatGPT-së.

ChatGPT i Prindon Sadriut erdhi në përfundim se Bordi i Paqes i organizuar nga presidenti amerikan Donald Trump, shpalli fundin e tryezave të bisedimeve që nuk prodhojnë rezultate.

Këtu  përfshiu OSBE-në e OKB-në, që sipas ChatGPT-së nuk e përjashtoi që shkrimi është bërë me ndihmën e inteligjencës së saj, janë organizata me lodhje endemike.

Sipas Prindon Sadriut, Bordi i Paqes është konceptuar i antidot ndaj paralizës së vendimmarrjes ndërkombëtare.

Mirëpo Bordi i Paqes ishte i ideuar për rindërtimin e Gazës pas luftës mes grupit militant të Hamasit dhe Izraelit.

“Edhe rajoni ynë ka përjetuar për dekada forume që kanë konsumuar kohë dhe fonde, por kanë prodhuar pak ose aspak rezultate konkrete. Shumë prej qindra nismave rajonale janë shndërruar në mekanizma bllokimi, ku Serbia ka zbatuar një kulturë të vetos obstruktive — një trashëgimi e diplomacisë së stilit sovjetik, e ngjashme me doktrinën e Brezhnevit për kontroll përmes bllokimit procedural”, vlerëson Sadriu veç të tjerash.