Burri i Albulena Haxhiut që është anëtar në KQZ, Alban Krasniqi, u ka reaguar ambasadorëve lidhur me Listën Serbe.
Ai u ka treguar se cili do të duhej të ishte shqetësimi i vërtetë.
Postimi:
Të dashur ambasadorë
Shqetësimi i vërtetë do të duhej të ishte ngulfatja e ushtrimit të drejtës demokratike dhe pjesëmarrjes politike të komunitetetit serb nga ana e Listës Serbe, e cila përveç faktit që është pjesëmarrëse direkte në sulmet dhe veprimet kriminale dhe terroriste kundër rendit kushtetues, ajo gjithashtu kontrollon dhe menaxhon me financat e Vuçiqit në Kosovë duke shantazhuar qytetarët serb në Kosovë dhe duke i përdorur ato mjete për financimin e kriminelëve që kanë sulmuar përveç policisë së Republikës së Kosovës edhe vet pjestarët e KFOR, pra bashkëkombasit tuaj.
E dyta, është heshtja juaj ndaj bllokimit që opozita me Listën Serbe po i bëjnë ushtrimit të së drejtës demokratike të mërgatës për të votuar.











