Alban Krasniqi, anëtar i VV-së në KQZ, e bëri hallakamë sot mbledhjen.
Kjo pasi ai shprehte kundërshtime për mënyrën e votimit të krerëve të UÇK-së, duke e quajtur të paligjshme.
Duke ditur se Gjykata Speciale nuk lejon votimin brenda qendrës sikur në burgjet e Kosovës, Thaçi dhe të tjerët kanë votuar me postë.
“Është e pavërtetë që e kemi te rregulluar çështjen e votimi në Hagë. Ne jemi mbledh dhe jemi dakorduar qysh me i shkel ligjet për me e mundësuar. E dini shumë mirë. Po me detyroni me thanë publikisht, sepse po tentoni me kriju divergjenca edhe në mes të qyteterëve. Në fund, edhe para kutisë së votimit secili qytetar i Kosovës është i barabartë. Nuk ka do qytetar dhe do të tjerë. Vëllai im është i burgosur në Kumanovë, kush nuk është interesuar deri tash a kanë të drejt vote a s`kanë ai dhe trimat tjerë aty”, ka thënë ai.
“Nuk ndihem mirë unë me cu procedura të votimit ilegalisht, qoftë edhe në Hagë. Qoi qysh e votojmë dhe qysh e lejojmë na këtu. Andaj nuk është e rregullua, nuk është mirë me genjy publikisht”, ka thënë Krasniqi.
Megjithatë, në të kaluarën krerët e UÇK-së votonin me postë. Kjo pasi Gjykata Speciale nuk pranon rregulla të votimit njëjtë sikur në burgjet e Kosovës, kur bëhet votimi me kusht ose forma të tjera.
Kjo ishte konfirmuar në disa raste edhe nga vetë KQZ-ja dhe Gjykata Speciale.
“Mund t’iu konfirmoj se shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas procedurave dhe akteve nënligjore të KQZ-së”, thoshte Valmir Elezi.
Zarfet e tyre vinin me postë, sikur diaspora.
Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka nderhyrë, duke treguar pse nuk mund të organizohet votimi në Gjykatë Speciale.
Ai ka thënë se nuk mund të organizohet procesi i votimit në Hagë, sepse Gjykata Speciale nuk ka lejuar dërgimin e komisionrëve partiak atje.
“Gjykata Speciale nuk është duke lejuar me dërgu komisioner të partive politike. Na e kemi kërkuar me dërgu, por nuk lejon Gjykata Speciale”, ka thënë ai.
Krasniqi ka reaguar sërish.
“Je ka mundohesh dikuj me ia mundësi, e dikuj jo. Si Rexhep Selimi, si Hashim Thaçi, si një Ilir apo qysh do që e ka e është në Australi e ka të drejtën e votës dhe ne duhet me ia mundësi”, ka thënë ai.
Krejt në fund, pasi u vendos për opisionin e parë pra që në disa ambasada të mbyllen, dhe të votohet me postë, njëjtë si për krerët e UÇK-së, Krasniqi eskaloi.
“Kaq keni takat, ti me ata sevilat e tu”, thotë Krasniqi.













