Burri i Albulena Haxhiut barazon drejtuesit e UÇK-së në Hagë me të burgosurit e Kumanovës, kërkon procedura të ngjashme të votimit

Anëtari i VV-së në KQZ, Alban Krasniqi, ka vlerësuar se votimi i krerëve të UÇK-së nga Haga deri më tash, ka qenë i jashtëligjshëm.

Kështu ka deklaruar ai në mbledhjen e sotme.

Duke ditur se Gjykata Speciale nuk lejon votimin brenda qendrës sikur në burgjet e Kosovës, Thaçi dhe të tjerët kanë votuar me postë.

“Është e pavërtetë që e kemi te rregulluar çështjen e votimi në Hagë. Ne jemi mbledh dhe jemi dakorduar qysh me i shkel ligjet për me e mundësuar. E dini shumë mirë. Po me detyroni me thanë publikisht, sepse po tentoni me kriju divergjenca edhe në mes të qyteterëve. Në fund, edhe para kutisë së votimit secili qytetar i Kosovës është i barabartë. Nuk ka do qytetar dhe do të tjerë. Vëllai im është i burgosur në Kumanovë, kush nuk është interesuar deri tash a kanë të drejt vote a s`kanë ai dhe trimat tjerë aty”.

“Nuk ndihem mirë unë me cu procedura të votimit ilegalisht, qoftë edhe në Hagë. Qoi qysh e votojmë dhe qysh e lejojmë na këtu. Andaj nuk është e rregullua, nuk është mirë me genjy publikisht”, ka thënë Krasniqi.

Anëtari i PDK-së në KQZ, Arianit Elshani, ka nderhyrë, duke treguar pse nuk mund të organizohet votimi në Gjykatë Speciale.

Ai ka thënë se nuk mund të organizohet procesi i votimit në Hagë, sepse Gjykata Speciale nuk ka lejuar dërgimin e komisionrëve partiak atje.

“Gjykata Speciale nuk është duke lejuar me dërgu komisioner të partive politike. Na e kemi kërkuar me dërgu, por nuk lejon Gjykata Speciale”, ka thënë ai.

Krasniiq ka reaguar sërish.

“Je ka mundohesh dikuj me ia mundësi, e dikuj jo. Si Rexhep Selimi, si Hashim Thaçi, si një Ilir apo qysh do që e ka e është në Australi e ka të drejtën e votës dhe ne duhet me ia mundësi”, ka thënë ai.

Krejt në fund, pasi u vendos për opisionin e parë pra që në disa ambasada të mbyllen, dhe të votohet me postë, njëjtë si për krerët e UÇK-së, Krasniqi eskaloi.

“Kaq keni takat, ti me ata sevilat e tu”, thotë Krasniqi.

“Kaq muni me bo, kaq keni takat, me ata sevilat”: Eskalon në mbledhjen e KQZ-së burri i Albulena Haxhiut