Një rast i dhunës në familje është raportuar mëngjesin e djeshëm në Lipjan.
Sipas Policisë, një grua ka raportuar se ka pësuar dhunë nga burri me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa viktima është kthyer tek familja e saj.
“Lipjan 13.01.2026 – 08:11. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari me të cilin bashkëjeton dhe nëna e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është kthyer tek familja e saj. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.










