Drini i Bardhë është lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit.
Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 m lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbres në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikë njihet më emrin Drillon.
Sasia e burimit arrin 30 m3 në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 m. Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është 4265 km2. Ka regjim mesdhetar, me maksimum në mars dhe nëntor, e minimum në maj dhe shtator.
Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit.
Me një madhësi prej 4,646 km², bazeni i Drinit është më i madhi nga katër bazenet ujëmbledhëse të Kosovës./Fokusi.info/