Të dielën e kaluar në vend u mbajtën zgjedhje e jashtëzakonshme parlamentare në të cilën partia fituese doli ajo e Vetëvendosjes.
Mirëpo çështjet e parregullsive gjatë procesit zgjedhor ende po vazhdojnë të komentohet dhe dokumentohet, shkruan Indeksonline.
Këtë e ka bërë edhe kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Burim Ramdani i cili në një postim në Facebook ka treguar sipas tij se si janë ‘avulluar’ votat madje ai ka dhënë edhe inicialet e një Komisionerja në Suharekë që dyshohet se ka bërë manipulime me vota.
Statusi i tij i plotë:
Ja një rast qysh avullohen votat!
Qendra e Votimit 2401A, Dhoma nr. 2
• Në Fletën Llogaritëse janë 58 vota
• Në Formularin Zyrtar janë 0 vota.
Pra, 58 qytetarë në Suharekë kanë votuar, por Komisionerja Sh.K ka vendosur që t’i avullojë ato vota.
Sigurisht, duhet të ketë rinumërim.
Sigurisht, dikush duhet të shkojë në Gjykatë e të merr dënim.