Burgim i përjetshëm për Edmond Lajçin, reagojnë nga familja e gruas që u vra mizorisht

Të hënën Gjykata e Apelit vërtetoi dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin i cili vitin e kaluar vrau gruan e tij Gj.U.

Pas këtij vendimi, kanë reaguar në rrjete sociale familjarët e viktimës.

Djali i axhës së viktimës, Shpat Ukella ka shkruar në Facebook se ky vendim ka lehtësuar sado pak dhimbjen e tyre.


“Sot Gjykata e Apelit e tha vendimin final e ska me si te jetë ndryshe per veq burgim i PËRJETSHEM për njerëz që vrasin gruan. Për ne si familje ky vendim na ka lehtësur sado pak dhimbjen që ndjejmë për motren tonë dhe falënderojmë organet për vendimin e marrë. Me respekt familja UKELLA”, ka shkruar ai në Facebook.

/Reporteri.net/