Bu*rgim i përjetshëm për Edmond Lajçin, familja Ukella: Vendimi na lehtësoi sadopak dhimbjen

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Edmond Lajçin, i cili ishte shpallur fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella.

Me këtë vendim, Apeli ka vërtetuar aktgjykimin e mëhershëm të shpallur nga Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda.

Pas marrjes së këtij vendimi, ka reaguar Shpat Ukella, vëllai i viktimës, i cili tha se ky vendim e ka lehtësuar sadopak dhimbjen e familjes së tij.

“S’ka si të jetë ndryshe, veç burgim i përjetshëm për ata që vrasin gruan,” shkroi ai në një postim në Facebook, duke falënderuar organet e drejtësisë për vendimin e marrë.

Gjykata e Apelit ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtjes së të akuzuarit, duke i dhënë fund kështu procedurës gjyqësore me një vendim përfundimtar ndaj Edmond Lajçit.

The post Bu*rgim i përjetshëm për Edmond Lajçin, familja Ukella: Vendimi na lehtësoi sadopak dhimbjen appeared first on Kosovapost.net.