“Bunkeri” i ri i CR7 në mes të Detit të Kuq; aksesohet vetëm me varkë private ose hidroavion

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë bërë pronarë në “Nujuma, a Ritz-Carlton Reserve Residence”, pasi blenë dy vila ultra-luksoze në “The Red Sea Residences”, në zemër të Detit të Kuq. Kjo është një strehë me privatësi totale, ku mund të arrihet vetëm me varkë private ose hidroavion.

Cristiano Ronaldo junto a John Pagano en una de sus villas

“Deti i Kuq është një vend vërtet i jashtëzakonshëm. Që nga vizita jonë e parë, Georgina dhe unë ndjemë një lidhje me ishullin dhe bukurinë e tij natyrore. Është një vend ku ndihemi në paqe. Tani që kemi një shtëpi këtu, mund të shijojmë kohë cilësore me familjen në privatësi dhe qetësi të plotë”, – deklaroi portugezi.

Çifti e shijon këtë destinacion që nga viti 2023 dhe tani ka blerë dy vila: një me tri dhoma për familjen dhe një tjetër me dy dhoma. Ata ishin ndër blerësit e parë pas përvojave të tyre turistike. John Pagano, CEO i “Red Sea Global”, theksoi se zgjedhja e tyre pasqyron tërheqjen e destinacionit për ata që kërkojnë luks, privatësi dhe natyrë.

The post “Bunkeri” i ri i CR7 në mes të Detit të Kuq; aksesohet vetëm me varkë private ose hidroavion appeared first on Telesport.