Fisnik Asllani ka shënuar golin e nëntë në këtë sezon të parin për të në Bundesligë, me fanellën e Hoffenheim. Sulmuesi dardan ka shënuar një gol shumë të bukur, me një goditje fantastike nga jashtë zonës duke barazuar shifrat 1-1 në sfidën që po luhet aktualisht ndaj Mainz, e vlefshme për javën e 28-të të Bundesligës. Pjesa e parë është mbyllur 1-1.
Me formën e treguar këtë sezon, Fisnik Asllani do të jetë një nga emrat më të lakuar për merkaton e verës. Deri tani ka interes për sulmuesin dardan nga Barcelona, Bayern dhe Dortmund.
Përveç Asllanit, në fushë për Hoffenheim është edhe dardani tjetër, mbrojtësi Alban hajdari, ndërsa mesfushori Leon Avdullahu gjendet në stol. Në sfidat e tjera, Bayern Munich po barazon pa gola në transfertën ndaj Freiburg.
Bayer Leverkusen po mposhtet 2-3 në shtëpi nga Wolfsburg. Leipzig po udhëheq 0-1 në transfertën ndaj Werder Bremen.
The post Bundesliga ka një yll të ri, quhet FISNIK ASLLANI. Sulmuesi i Kosovës shënon golin e javës (video) appeared first on Telesport.









