Bulliqi i beson sërish “Eing Com”-it: Kompania fitoi tender prej 142 mijë eurosh, ndonëse oferta më e lirë u eliminua

“Komuna e Podujevës, e drejtuar nga Shpetim Bulliqi, ka vendosur të asfaltojë disa rrugë në fshatra. Operatori i përzgjedhur vazhdon të jetë i njëjti që ka marrë kontrata në komunën e udhëhequr nga Bulliqi i VV-së, shkruan Demokracia.com.

Në lidhje me ndërtimin e infrastrukturës rrugore, kompania ‘Eing Com’ ka bërë dallimin e madhë duke marr shumë kontrata në Komunën e Podujevës që nga shkuarja e Bulliqit në këtë komunë. Kompania e përzgjedhur është në një vlerë prej 141,984.28 euro.

“Tenderi për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Shajkofc, Sfeqël, Surkish dhe Dumosh” është fituar nga kompania tjetër në gara, NNT “ABC” SHPK, me një ofertë më të lirë prej 95,562.21 euro. Megjithatë, oferta e tyre është eliminuar për shkak të mosplotësimit të këtyre kritereve teknike”.

Pronari i kompanisë, EING COM SH.P.K,Eljesah Podvorica, jo rrallëherë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vitin 2021, deputeti i LVV-së Salih Zyba dhe pronari Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

Dyshja shihen në një fotografi nën shoqëri edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit të VV-së, Nijazi Isaku.

“Në kafe me tre luftëtarët e lirisë, UÇK-së”, shkruhej në postim. /Demokracia.com/

Lexo edhe:

Komuna e Bulliqit tejkalon parashikimin e kontratës me 230 mijë euro dhe sërish i jep tender biznesmenit të afërt me Vetëvendosjen në vlerë 2.4 milionë euro