Bullgaria ka mbajtur të mërkurën ceremoni zyrtare për dërgimin e një kontingjenti ushtarak në Kosovë.
Ky kontingjent i Komandës së Brigadës së Tretë do të marrë pjesë në Forcën Rezervë Operacionale të Forcës Stabiliziuese të NATO-s në vend.
Siç është bërë e ditur nga Admirali Emil Eftimov, shefi i Mbrojtjes i Bullgarisë, 120 trupa do të dërgohen në Kosovë për të paktën tre muaj.
“Urdhri ka ardhur të premten, të mërkurën tashmë po i dërgojmë, që do të thotë se gatishmëria që e ruajnë ka qenë në nivelin e duhur dhe mund të reagojmë brenda afateve të përcaktuara”, ka theksuar Eftimov, raportoi mediumi bullgar “BTA”.
Një nga pjesëtaret e këtij kontingjenti ka thënë se është hera e parë që merr pjesë në një mision të tillë.
“Është hera e parë që marr pjesë në një mision të tillë, nuk kam asnjë shqetësim, ndihem mirë e përgatitur dhe e motivuar”, tha Anelia Petrova nga Komanda e Brigadës së Tretë.