Buffon: Po paguajmë për arrogancën e 2006-ës, frika nuk ndihmon para “play off”-it të Botërorit

Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit axurr dhe drejtor sportiv i kombëtares italiane, foli pas ditëve të tensionit, humbjes me Norvegjinë. Me 176 paraqitje në kombëtare, ish-portieri analizon situatën e futbollit italian dhe mbrojti trajnerin Gennaro Gattuso për “play off”-in e Botërorit ndaj Irlandës së Veriut, në mars.

Ai theksoi se Italia paguan “gabimet e së kaluarës” dhe arrogancën e treguar pas triumfit në Botërorin 2006: “U stërvitëm me modelin teknik dhe taktikat e duhura shumë vonë…, u mësuam më së keqi”. Për të ardhmen, Buffon propozon punë me të rinjtë (7-13 vjeç), duke u fokusuar tek aftësitë teknike, një projekt që po zhvillohet me Prandelli.

Mbrojtja e Gattusos: “Rino është trajneri i duhur, figura më e mirë për grupin axurr në këto momente”. Ai pranon se humbja ndaj Norvegjisë ishte më shumë mentale sesa fizike dhe paralajmëron përmirësim: “Nuk mund të pësojmë 3 gola në 10 minuta. Do të punojmë mbi këtë”. Për “play off”: “Frika nuk ndihmon, duhen respekt dhe vendosmëri… Botërori është magji për vendin”.

The post Buffon: Po paguajmë për arrogancën e 2006-ës, frika nuk ndihmon para “play off”-it të Botërorit appeared first on Telesport.