Optimist. Kjo është fjala kyçe e Gianluigi Buffon. Kreu i delegacionit të kombëtares italiane foli në “Il Messaggero” për axurrët, që pas 20 ditësh do të luajnë ndeshjen e “play off”-it për Botërorin: “Kombëtarja nuk është thjesht sport për Italinë, por diçka më e madhe, ka shumë më tepër vlera.
Tani që kemi disa vështirësi më shumë, dikush duhet të na mbështesë, por në fakt na sulmojnë. Kjo më shqetëson, sepse do të thotë që të mos pranojmë një realitet i cili është bërë më i komplikuar se më parë. Ndoshta as atëherë nuk ishte aq bukur sa duam ta besojmë”.
Ish-portieri i Juventusit dhe kombëtares konfirmoi se do të largohet nëse Italia nuk kualifikohet në Botërorin 2026: “Po, e konfirmoj. Gjithmonë jam i pari që marr përgjegjësinë për gjithçka. Dal nga skena, nëse duhet të gjejmë prehje fajësie. E marr përsipër dhe shkoj në shtëpi.
A është ky problemi? Çfarë mënyre të të menduarit është kjo? Kjo gjë më çmend, nuk ka asnjë përpjekje për të kuptuar nëse një profesionist ka vlera, nëse është i aftë. Kështu është si të hedhësh monedhën në fushë: nëse shkon mirë, të gjithë mirë, nëse shkon keq, të gjithë keq. Këtë mënyrë të të menduarit dhe të kritikave e shoh të turpshme, por gjithsesi është në rregull”.
The post Buffon: Largohem nga drejtimi i kombëtares nëse nuk kualifikohemi në Botëror appeared first on Telesport.









