Gianluigi Buffon, kreu i delegacionit të kombëtares italiane, foli në podcastin “Viva el futbol” për trajnerin e Milanit, Massimiliano Allegri. Ai tha: “Pse Allegri ka pasur më shumë besim te Juventusi, krahasuar me Pirlo, Motta dhe Tudor? Për shkak të CV dhe përvojës së tij, që jepte garanci për të arritur objektivin, edhe minimal. Për të tjerët, më pak me përvojë, besimi ishte me disa rezerva”.
Duke iu përgjigjur kritikave të Cassano ndaj Tuchel dhe Allegri, ish-portieri bardhezi shtoi: “Nëse një ditë bëhem drejtues, do ta doja Tuchel si trajner. Ka trajnerë më të pëlqyeshëm dhe të tjerë jo, por ka trajnerë më funksionalë për një klub dhe periudhë të caktuar, krahasuar me të tjerët që mund të duken më të mirë.
Trajneri më i aftë nuk do të thotë se është më i miri në një moment. Milani tani duket i organizuar; intervistat nuk prishin më linjën funksionale të rezultateve. Allegri ka sjellë mënyrën e të menduarit dhe qëndrimin në grup, të zhvilluar me përvojën e tij”.
The post Buffon kundër Cassanos për Allegrin: Mundet mos të të pëlqejë, por me të Milani është i organizuar appeared first on Telesport.



															








