Gianluigi Buffon, aktualisht shef i delegacionit të kombëtares axurre, foli në podcastin “Viva el futbol”. Për zgjedhjen e Gennaro Gattuso si trajner kombëtareje: “Ishte një zgjedhje spontane, instinktive. Ranieri, kur dukej se mund të vinte, bëri vlerësime të drejta për jetën e tij, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, nuk e ndjeu të merrte pjesë në projekt. Atëherë kishte 4-5 emra.
Në disa raste, përtej emrit dhe CV, nëse dikush ka sensiblitet dhe kupton grupin me të cilin punon, kupton që ka trajnerë më funksionalë për një ekip të caktuar. Jo më të mirë apo më të keq, por më funksionalë. Ideja i pëlqeu menjëherë presidentit dhe jam i bindur se ishte zgjedhja më e drejtë. Kjo nuk do të thotë se janë zgjidhur të gjitha problemet”.
Për ndeshjen kundër Norvegjisë: “Nuk jam as i befasuar, as i kënaqur. Ndeshja me Norvegjinë, pavarësisht se ka vlerë të ulët për renditjen, ka shumë rëndësi për të treguar autoritet dhe marrë atë që duam në mars”.
Për shkarkimin e Spallettit: “Çfarë nuk funksionoi? E vetmja gjë që nuk funksionoi mirë dhe ku skuadra nuk performoi si duhet ishte në Europian. Deri atje kishte pasur përgjigje të mira, edhe në sfidën me Ukrainën. Spalletti bëri një vit shumë të drejtë nga çdo pikëpamje. Mendoj se përfundimi ishte vetëm për shkak të fatit të keq në kalendar.
Ndeshja e parë ishte si një finale, kundër një nga ekipet më në formë të Europës. Me 5 lojtarë që vinin nga finalja e Champions-it tri ditë më parë dhe 2-3 mungesa, humbëm në mënyrë katastrofike ndaj Norvegjisë, por kishim pak mjete. Duke qenë kaq delikatë dhe humbur kështu, kjo ka luajtur një rol të rëndësishëm”.
The post Buffon flet “pa dorashka”, tregon çfarë nuk funksionoi tek Italia, që u shkarkua Spalletti appeared first on Telesport.












