Bruno Fernandes tejkalon David Beckham dhe vendos rekordin historik te “Djajtë e Kuq”

Manchester United fitoi sot 3-1 ndaj Aston Villa, në sfidën e luajtur në “Old Trafford”, e vlefshme për javën e 30-të në Premier League. Protagonisti kryesor i takimit dhe padyshim lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Bruno Fernandes, me dy asiste vendimtar në dy golat e parë të “Djajve të Kuq”.

Me dy asistet e regjistruar sot, Fernandes shkon në 16 asiste total, duke u bërë lojtari i vetëm që arrin këtë shifër në historinë e Manchester United, gjatë një sezoni. Rekordi i mëparshëm mbahej nga David Beckham me 15 asiste, gjatë sezonit 1999-2000.

Tani, objektivi i radhës për portugezin është të arrijë dhe pse jo të kalojë rekordin me më shumë asiste gjatë një sezoni në Premier League, që mbahet nga Thierry Henry dhe Kevin De Bruyne me nga 20 asiste. Fernandes ka dhe 8 ndeshje në dispozicion për të arritur këtë shifër.

The post Bruno Fernandes tejkalon David Beckham dhe vendos rekordin historik te “Djajtë e Kuq” appeared first on Telesport.