Bruno Fernandes ka folur për momentin që ndryshoi përgjithmonë karrierën e tij; kalimin nga Sporting Lisbona te Manchester United. Kapiteni i “Djajvet ë Kuq” rrëfeu muajt frenetikë para mbërritjes në “Old Trafford” dhe “refuzimin e madh” të verës së kaluar.
Mesfushori portugez tregoi se kalimi në Premier League mund të kishte ndodhur 6 muaj më parë, por te një skuadër tjetër: “Tottenham ishte shumë i interesuar për mua, u takova me ta, gjithçka ishte gati, por Sporting vendosi të mos më shiste”.
Vendimi i presidentit Varandas ishte i vështirë: “Presidenti më bëri shumë të trishtuar. Ne e diskutuam më vonë, pas mbylljes së merkatos angleze, por situata ndryshoi në janar. Pas shitjes së Raphinha dhe Bas Dost, Sporting kishte vështirësi financiare dhe duhej të më shiste. Atëherë erdhi oferta e Manchester United”.
Ai përshkroi ndikimin emocional te familja: “Isha në dhomën time dhe gruaja kishte lot në sy. Më pyeste çfarë po ndodhte. Nuk mund të flisja, ishte si të jetoja një ëndërr. Manchester United ka qenë gjithmonë klubi im i preferuar. Të marr një ofertë 6 muaj më vonë nga skuadra e ëndrrave ishte diçka e pabesueshme”.
The post Bruno Fernandes: E kujtoj si sot transferimin te Manchester United, gruaja ime ishte me lot në sy appeared first on Telesport.










