Shqipëria ka kaluar në avantazh 2-1 ndaj Jordanisë në miqësoren e cila po luhet në këto momente në “Air Albania”. Golin e avantazhit për kuqezinjtë e shënoi Armando Broja, i cili kishte vetëm 4 minuta në fushë.
Në minutën e 61-të, del Daku, futet Broja. 4 minuta më vonë, pas një topi të mrekullueshëm të Asllanit, Broja shmanget bukur dhe kalon me klas portierin jordanez dhe dërgon topin në rrjetë. SHIKOGOLIN
Një gol shumë i rëndësishëm për Brojën ky, duke ditur periudhën e vështirë që ka kaluar këto kohët e fundit.
The post Brojës i mjaftojnë 4 minuta në fushë për të gjetur golin, Shqipëria në avantazh (video) appeared first on Telesport.