Kanë përfunduar 4 ndeshjet e para nga gjashtë që luhen sonte në Premier League, për javën e 19-të. Armando Broja luajti titullar sonte, në humbjen 1-3 në shtëpi ndaj Newcastle.
Burnley e nisi shumë keq takimin ndaj Newcastle, ku “Qymyrxhinjtë” shënuan dy gola në pesë minuta me Joelinton 2′ dhe Yoane Wissa 7′.
Reagimi i vendasve erdhi në minutën e 22-të, ku një top në zonë për Brojën, po shqiptari nuk godet dot drejt portës dhe topi i prekur prej tij përfundon në këmbët e Josh Laurent, i cili e dërgon në rrjetë me një goditje të bukur. Bruno Guimaraes vulofi fitoren 1-3 për “Qytetarët” me golin në minuat shtesë. Burnley renditet në vendin e 19-të me 12 pikë, Neëcastle ngjitet në vendin e 10-të me 26 pikë.
Chelsea ngec sërish, këtë herë duke barazuar 2-2 ndaj Bournemouth në “Stamford Bridge”. Për “Blutë” shënuan Cole Palmer nga penalltia në minutën e 15-të dhe Enzo Fernandez 23-të, për miqtë shënuan David Brooks 6′ dhe Justin Kluivert 27′. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, 2-2.
Në dy sfidat e tjera, Everton fitoi 0-2 në transfertën ndaj Nottingham Forest, ndërsa West Ham barazon 2-2 ndaj Brighton.
The post Broja titullar dhe jep asist, por nuk e shpëton dot Burnley nga humbja. Chelsea ngec sërish (video) appeared first on Telesport.










