“Broja nuk është problem…”, Sylvinho: Nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të…

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, në një intervistë për Digitalb pas humbjes 0-2 ndaj Anglisë, ka vlerësuar kundërshtarin dhe është krenar për paraqitjen e kuqezinjve.

“Anglia është një kundërshtar që nuk të lejon të reagosh. Është një skuadër që nëse ti i hap lojën pas pësimit të një goli, mund të pësosh dhe tre apo më shumë gola të tjerë.

Nga ndeshja e parë ndaj Anglisë në “Wembley” te ajo e sotmja, sigurisht që skuadra jonë ka ndryshuar dhe është rritur shumë. Kjo ka ardhur falë punës sime, Dorivës dhe Zabaletës.

Përsa i përket play-offit nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të analizoj ekipet që kemi pasur punë në këtë grup dhe nuk kam menduar për ekipet e tjera.

Broja? Jo, asnjëherë lojtari nuk është problem, por zgjidhje. Ende nuk kam folur me mjekët për gjendjen e tij. Gjithmonë është mirë kur lojtari kthehet me klubin e tij dhe aktivizohet sa më shumë”, tha Sylvinho.

The post “Broja nuk është problem…”, Sylvinho: Nuk njoh asnjë ekip nga vazo e dytë. Deri tani jam mësuar të… appeared first on Telesport.