Broja futet në fund, por pa dobi. Brgihton merr fitoren e madhe dhe futet në garë për Europën. “Paqe” mes Brentford dhe Everton

Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës për javën e 32-të në Premier League. Në “Turf Moor”, Brighton është mposhtur 0-2 në shtëpi nga Brighton. Armando Broja u fut në fushë në minutën e 82-të, por pa arritur të bëjë ndryshimin në fushë. Mats Wieffer shënoi nga një gol në secilën pjesë për Brighton, që merr një fitore shumë të rëndësishme dhe futet në garë për Kupat e Europës. Brighton mban vendin e 9-të me 46 pikë, tre pikë më pak se Liverpool i vendit të pestë, vend që tashmë të dërgon në Champions League.

Në ndeshjen tjetër, Brentford barazoi 2-2 në shtëpi me Everton. Për vendasit shënoi dopietë Igor Thiago, i cili numëron 21 gola këtë sezon, një më pak se Erling Haaland, i cili mban vendin e parë në renditjen e golashënuesve. Igor Thiago me dy golat e shënuar sot, bëhet futbollisti brazilian që ka shënuar më shumë gola në histori gjatë një sezoni në Premier League.

Për Everton shënuan Beto në pjesën e parë dhe Dewsbury-Hall në minutat shtesë. Brentford mban vendin e shtatë me 47 pikë, Everton vendin e tetë po me 47 pikë.

SHIKOGOLAT

 

The post Broja futet në fund, por pa dobi. Brgihton merr fitoren e madhe dhe futet në garë për Europën. “Paqe” mes Brentford dhe Everton appeared first on Telesport.