Broja flet pas firmës 5-vjeçare me Burnley: Mezi pres të shënoj gola dhe t’i entuziazmoj tifozët

Burnley ka firmosur me Armando Brojën (nga Chelsea) si transferim i përhershëm. Shqiptari u bashkua me Chelsea nga Tottenham në moshën 8-vjeçare, në vitin 2009, përpara se të kalonte nëpër akademinë e bluve të Londrës deri në ekipin e parë, ku regjistroi 38 paraqitje dhe shënoi 9 gola.

Megjithatë, Broja, sulmues i lindur në Angli, por që përfaqëson Shqipërinë, vendin nga vijnë prindërit e tij, ka pasur disa huazime larg Londrës perëndimore, më së fundi tek Everton, sezonin e kaluar. Pas firmës në kontratë dhe prezantimit në mjediset e klubit të ri, Broja dha intervistën e parë si lojtar i Burnley:

Article image:Burnley confirm signing of Armando Broja

Armando, mirë se erdhët te Burnley. Si ndjeheni që sapo keni firmosur një kontratë 5-vjeçare?
Është ndjesi fantastike. Jam padyshim shumë, shumë i lumtur që ndodhem këtu. Mezi pres të filloj, t’i takoj të gjithë lojtarët, të gjithë, ambientet stëritore janë të pabesueshme. Pra, mezi pres të jem në fushë dhe para tifozëve.

Po i bashkoheni klubit në një periudhë tepër entuziazmuese, padyshim me ngjitjen në Premier Ligë të siguruar sezonin e kaluar. Pse menduat se tani ishte periudha e duhur për ta bërë këtë lëvizje?
Sigurisht e di që Burnley është një klub vërtet i mirë, ka një mori talentesh të rinj entuziazmues. Mund ta shihni edhe në tregun e transferimeve këtë sezon se kanë shumë talente të rinj dhe emocionues. Sigurisht, edhe unë bëj pjesë në atë kategori. Desha të vija këtu dhe, siç thashë, t’i entuziazmoj njerëzit, të shënoj gola, të bëj punën ime. E ndiej se ky është një klub i mrekullueshëm për mua, për t’u zhvilluar, për t’u rritur si lojtar, për t’u rritur si person. Është një klub shumë i mirë dhe familjar. Të gjithë janë vërtet shumë të bashkuar dhe kalojnë mjaft mirë së bashku. Pra, po, mezi pres të jem në fushë.

Ju folët pak për faktin e bashkimit, të qënit familje dhe ambientit që trajneri Skot Parker, në veçanti, ka krijuar këtu. A ka luajtur kjo një rol të madh në vendimin tënd për të ardhur në një ambient të tillë? A ndjehesh i rehatshëm në të?
Sigurisht. Dua të them që është një nga faktorët më të mëdhenj kudo që bashkohesh, të kesh një mjedis vërtet të mirë. Është një pikë kyçe dhe këtu mjedisi është i mrekullueshëm. E di, të gjithë lojtarët janë të mrekullueshëm, stafi është i mrekullueshëm, trajneri, ambientet. Pra, sikur të gjitha bashkohen për të bërë një copë të vetme. Dhe sigurisht, siç thashë, të gjithë më bënë të ndihem si në shtëpi menjëherë sapo erdha. Të gjithë më kanë pritur në klub shumë mirë, duke u marrë vesh me të gjithë. Pra, po, është vërtet bukur të jesh pjesë e Burnley.

Ajo që ndihmon gjithashtu është se po hyn në një skuadër ku njeh disa lojtarë. Sigurisht, Lesli (Ugeçuku) na është bashkuar këtë javë nga Chelsea. A fole me disa nga lojtarët përpara se të vendosje të vije këtu?
Po, e bëra. Të gjithë thoshin gjëra të mrekullueshme për klubin. Ata kanë qenë këtu shumë më gjatë se unë, por e njohin klubin shumë mirë dhe e dinë filozofinë e tij, si funksionon dhe si drejtohet. Pra, po, më dhanë një pasqyrë të vogël të tij dhe tingëlloi shumë mirë. E di, është një mundësi e shkëlqyer për mua, një mundësi e shkëlqyer për klubin gjithashtu, që është përsëri në Premier League, ku i takon të jetë, në mënyrë që të bëjë përpara.

Po trajneri, Skot Parker, a ishte një faktor i madh për ardhjen tënde këtu?
Sigurisht. Dua të them që trajneri është pika thelbësore, stili i tij i futbollit dhe mënyra se si sillet me lojtarët dhe personi që është. Të gjithë thonë gjëra shumë të mira për të. Ai është një person shumë i mirë, kështu që është shumë i lehtë për të folur me të, e lehtë për t’u marrë vesh. Trajneri është shumë kërkues në të njëjtën kohë, kështu që kjo është ajo që nevojitet, duhen të dyja anët e medaljes. Sigurisht që luajti një rol të madh në vendimin tim për të ardhur këtu.

Jemi një javë para fillimit të sezonit të ri, a ka filluar emocioni te ju përpara kësaj? Do të luani në transfertë ndaj Totenhem, një nga rivalët e Chelsea gjithashtu. Ndoshta do të jetë pak më shumë ngacmuese për ty?
Po, dua të them se është gjithmonë e këndshme të luash kundër Totenham dhe në kësi ndeshjesh të mëdha. Pra, po, është një fillim i mrekullueshëm, siç thashë. E dimë se është një ndeshje e vështirë që në fillim, por me siguri do të hyjmë në të me besim, duke u përpjekur të marrim tri pikët. Do të ishte një fillim i mrekullueshëm po të fitonim. Sidoqoftë, me siguri do të jetë një sezon emocionues.

Emri juaj është lidhur me ne gjatë dy javëve të fundit. Kjo i ka entuziazmuar tifozët tanë. Cili do të ishte mesazhi juaj për ta, përpara se të debutoni shumë shpejt me klubin e ri?
Unë thjesht dua t’i falënderoj të gjithë tifozët për mbështetjen, jam i entuziazmuar që ndodhem këtu. Pres me padurim t’i entuziazmoj edhe unë.

 

The post Broja flet pas firmës 5-vjeçare me Burnley: Mezi pres të shënoj gola dhe t’i entuziazmoj tifozët appeared first on Telesport.