Broja ende s’është gati, Burnley merr fitoren e parë. Xhaka dhe Sunderland pësojnë humbjen e parë

Kanë përfunduar 3 ndeshjet e programuara në orën 16:00 (me orën tonë) në Premier League. Burnley ka marrë fitoren e parë për këtë sezon të ri, pasi mposhti në shtëpi 2-0 Sunderland.

Goli i parë i takimit u shënua nga Cullen në fillim të pjesës së dytë. Në fund të takimit Jaidon Anthony vulosi fitoren 2-0 me golin e tij. Armando Broja i transferuar nga Chelsea te Burnley, nuk është ende gati dhe për të dytën ndeshje rresht nuk është grumbulluar. Në anën tjetër, Granit Xhaka pavarësisht humbjes, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë.

Në dy sfidat e tjera, po ashtu fituan ekipet vendase. Bournemouth fitoi 1-0 ndaj Wolves, me golin e Tavernier në minutën e 4-të. Thuajse gjithë pjesën e dytë, miqtë luajtën me një lojtar më pak, pasi mbrojtësi i krahut, Toti, u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 49-të. Brentford fitoi 1-0 ndaj Aston Villa, vendsoi goli i Outtara Da. në minutën e 13-të. Në 18:30, Arsenal përballet në “Emirates” me Leeds.

The post Broja ende s’është gati, Burnley merr fitoren e parë. Xhaka dhe Sunderland pësojnë humbjen e parë appeared first on Telesport.