Britania me thirrje në OKB për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme

Mes sulmit me raketa të Iranit ndaj Izraelit në mbrëmje, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka mbajtur një takim mbi tensionet në rritje midis dy vendeve.

Përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar i është drejtuar  këshillit, duke thënë: “Prioriteti ynë i parë duhet të jetë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm në Lindjen e Mesme.

“Ne i nxisim të gjitha palët të tërhiqen urgjentisht, të tregojnë përmbajtje dhe të ulin tensionet”

Barbara Woodward tha se zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar kanë folur sot me Izraelin dhe një ministër Iranian, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka mbështetur një zgjidhje diplomatike për të sfiduar përshkallëzimin bërthamor të Iranit, i cili nuk ka asnjë justifikim të besueshëm”, shton ajo.

The post Britania me thirrje në OKB për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme appeared first on Kosovapost.net.