Mbretëria e Bashkuar pezulloi bisedimet tregtare me Izraelin dhe qortoi ambasadorin izraelit për atë që e quan ofensivë “të patolerueshme” në Gaza, raporton BBC.
Kryeministri Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar është “e tmerruar nga përshkallëzimi nga Izraeli”, ndërsa Sekretari i Jashtëm David Lammy deklaroi se lufta po hyn në një “fazë të re të errët”.
Nga OKB-ja u shprehën se Izraeli kishte dhënë leje për rreth 100 kamionë me ndihma për të hyrë në Gaza pas 11 javësh bllokimi të të gjitha ndihmave.
Të hënën, Izraeli lejoi pesë kamionë përtej kufirit, gjë që shefi humanitar i OKB-së, Tom Fletcher, e quajti “një pikë në oqean”. Ai shtoi gjithashtu se 14,000 foshnje mund të vdesin në Gaza në 48 orët e ardhshme nëse nuk u shkon më shumë ndihmë.
Nga ana tjetër, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se “lufta mund të përfundojë nesër” nëse Hamasi liron pengjet e tij dhe dorëzon armët.