Briken Calja kampion bote, Edi Rama feston fitoren e tij

Peshëngritësi shqiptar, Briken Calja, arriti që sot të shpallej kampion i botës, dhe kjo nuk i ka ikur kryeministrit të shtetit të tij, Edi Ramës.

“Briken Calja, talenti me vullnet të hekurt, meriton sot një përulje me respekt, sepse ia doli të ngjitet në majën e botës pa e humbur kurajën e as durimin, në të përpjetën e vështirë dhe të rrëshqitshme drejt majës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai po ashtu i bashkëngjiti postimit të tij momentin e triumfit të Calajt.